RRETH MUSE-X
RRËNJËT KËTU.
LIDHJE KUDO.
Një të ardhme krijuese e ndërtojmë së bashku. Muse-X është këtu për t’i ndihmuar njerëzit që po i japin formë asaj të ardhmeje të gjejnë njëri-tjetrin.

KUSH JEMI
Kultura nis
me lidhjet mes nesh.
Muse-X bashkon muzikën, artet dhe industritë krijuese në një bisedë të përbashkët. E themeluar në Tiranë, platforma krijon pika takimi për artistë, biznese, edukatorë dhe institucione kulturore nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë.
Puna jonë merr formë përmes ekspozitës, konferencës dhe festivalit: hapësira për të prezantuar ide, për të ndarë njohuri dhe për ta përjetuar krijimtarinë së bashku.
Duam që këto takime të sjellin diçka. Një bashkëpunëtor të ri. Një publik për një artist të ri. Një lidhje më të fortë mes rajonit dhe komunitetit krijues ndërkombëtar.

KOMPANIA PAS MUSE-X
Përvojë që bashkon njerëzit.
Muse-X është në pronësi të Klik Ekspo Group, kompanisë me seli në Tiranë që organizon Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Me përvojë në organizimin e ekspozitave që prej vitit 1994, kompania zhvillon panaire tregtare, konferenca, festivale dhe veprimtari kulturore, duke bashkuar biznese, institucione dhe komunitete krijuese në Shqipëri dhe përmes partneriteteve ndërkombëtare.
Njihuni me Klik Ekspo GroupÇFARË NA SHTYN PËRPARA
Më shumë hapësirë për krijimtarinë.
Më shumë rrugë për të ecur përpara.
Bashkojmë njerëzit.
Puna me vlerë nis duke takuar njerëzit e duhur. Krijojmë hapësirë për biseda që kapërcejnë kufijtë, disiplinat dhe brezat.
Hapim derën e radhës.
Talenti ka nevojë të bëhet i dukshëm, të fitojë njohuri dhe të ketë qasje në mundësi. I sjellim zërat e rinj në të njëjtën hapësirë me njerëzit dhe organizatat që mund t’i ndihmojnë të rriten.
Ndërtojmë nga Ballkani.
Rajoni ynë ka zërin e vet krijues. Ne e sjellim në bisedat ndërkombëtare me besim, kureshtje dhe përkushtim ndaj shkëmbimit.
HISTORIA JONË
Muzika na solli këtu.
Njerëzit na çojnë më tej.
Edicioni i parë i Muse-X në vitin 2025 nisi me një ftesë të thjeshtë: “Gjej shokun tënd.” Gjej mikun, aleatin, njeriun që kupton atë që po përpiqesh të krijosh.
Muzika hapi bisedën. Filmi, artet pamore, performanca, dizajni dhe teknologjia e zgjeruan atë. Sot, e njëjta frymë mbetet në zemër të platformës.
Çdo edicion është një pikë e re takimi. Synimi mbetet i njëjtë: një komunitet krijues më i lidhur, me më shumë mundësi për njerëzit që e përbëjnë.
LIDHJA E RADHËS NIS KËTU
Një ide, një bashkëpunim, një vend në program.
Duam të dëgjojmë çfarë keni në mendje.